Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETeqeja e Koshtanit, vatër atdhetarie

Teqeja e Koshtanit, vatër atdhetarie

Gjatë kësaj jave specialistët e DRTK Gjirokastër kanë kryer inspektimin në Teqenë e Koshtanit në fshatin Koshtan, Bashkia Memaliaj. Kjo teqe mban statusin si Monument Kulture, Kategoria I. Përveç inspektimit, specialistet e DRTK Gjirokastër realizuan restaurimin e një pjese të çatisë e cila kishte lagështi si pasojë e pllakave të thyera, gjë që mund ta dëmtonte edhe më tej atë. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bëri me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se është në fazën e hartimit të projektit të restaurimit total të Teqesë së Koshtanit. Teqeja e njohur e Koshtanit në Tepelenë, është një nga objektet e rëndësishme të bektashizmit, jo vetëm në Shqipëri, por në rajon e më gjerë. Kjo teqe më shumë se 200-vjeçare, zë një vend të rëndësishëm jo vetëm si një qendër e edukimit të besimtarëve e përhapjen e këtij besimin në Jugun e Shqipërisë, por dhe si një qendër atdhetare dhe e arsimimit shqip. Teqeja e Koshtanit, ka një konstrukt të veçantë si objekt, me dhoma të bollshme, mejdanin, dhomën e pritjes e bisedave, ashefin, kuzhinën, mensën, dhomat e fjetjes etj, ka qenë në kohëra edhe një qendër e pasur ekonomike. Më 15 tetor të vitit 1908, në këtë teqe, është çelur e para shkollë shqipe për Tepelenën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments