Në Festivalin Ndërkombëtar Operistik (RLIOF) që tenori shqiptar Ramë Lahaj, do të organizojë në Prishtinë, do të jetë i ftuar edhe Alessandro Safina, tenori italian me famë botërore. Vetë Safina ka falenderuar Lahajn për ftesën dhe ka shkruar në rrjetet sociale se, mezi pret të shkojë në Prishtinë. Tenori i mirënjohur i popit operistik italian ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën klasike dhe atë pop. Me origjinë në Siena, rrugëtimi muzikor i Safinës filloi me studimet për piano dhe muzikë përpara se ai të përmirësonte aftësitë e tij vokale në Konservatorin e Muzikës “Luigi Cherubini” në Firence. Në vitin 1989, talenti i jashtëzakonshëm i Safinës e shtyu atë drejt fitores në Konkursin Ndërkombëtar të Operës “Katia Ricciarelli”. Ky sukses hapi rrugën për një karrierë yjore, e theksuar nga debutimi i tij si protagonist në “La Bohème” të Giacomo Puccini-t së bashku me Katia Ricciarelli në vitin 1990. Përtej operës, Safina u fut në botën e muzikës pop. Albumi i tij “Insieme a te”, i publikuar nga Universal Music, arriti një vlerësim ndërkombëtar në 40 vende. Safina do të jetë vetëm njëri prej emrave të njohur të operistikës botërore që do të jenë këtë korrik në Prishtinë. Edicioni i tretë i festivalit RLIOF zhvillohet në datat 21-31 korrik. atsh
Tenori Alessandro Safina, së shpejti në Prishtinë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on