Kostot e gazit natyror në vendet e BE-së ranë sot ndjeshëm, menjëherë pasi Italia njoftoi se do të vazhdonte të marrte gaz nga furnizuesi rus “Gazprom”. Çmimi i (TTF) Gas Futures, një kompani për tregtimin virtual të gazit natyror, në Holandë, dhe një pikë referimi për tregtimin në Evropë, ra me rreth 6% në 160 € (158,69 dollarë) për megavat orë. Ky është niveli më i ulët që kur gazi natyror arriti në 155 euro në fund të korrikut. Lajmi erdhi pasi Rusia njoftoi se po planifikonte dërgesat e gazit përmes Austrisë në Itali pas një ndërprerjeje të shkurtër të furnizimit, në fundjavë. Kompania ruse e energjisë “Gazprom” tha se nuk kishte absolutisht asnjë arsye gjeopolitike për dërgesat e gazit. Përkundrazi, ndërprerja e furnizimeve ishte shkaktuar si rrjedhojë e problemeve me pagesat. Kompania italiane njoftoi sot se kishte gjetur një zgjidhje për problemin me klientët italianë. “Shqetësimet për mungesën e furnizimet me gaz këtë dimër mund të jenë zbutur pas publikimit të raporit të fundit të IEA-s”, thanë ekspertët e bankës gjermane “Commerzbank”. “Nëse nuk do të merreshin masa për kursimin e energjisë, depozitimi i gazit, me shume gjasa do të binte në një nivel kritik prej 5%”, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë. “Megjithatë, nëse konsumi i gazit reduktohet me rreth 10% të mesatares së pesë viteve, niveli i ruajtjes së gazit mund të arrijë në 25%”, tha “Commerzbank”. Çmimet e gazit natyror janë ende në nivelin më të lartë historik. Çmimi i TTF u rrit përkohësisht në 311 dollarë më 25 gusht. Ndërprerja e dërgesave të “Nord Stream 1” shkaktoi një rritje të çmimeve.https://ata.gov.al/2022/10/05/bruksel-tendenca-e-cmimeve-te-gazit-ne-be-drejt-renies/
Tendenca e çmimeve të gazit në BE drejt rënies
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on