Interesi për të lexuar ka pësuar rritje kohët e fundit. Punonjësit e librarive në Shkodër tregojnë se krahas lexuesve të rregullt të rinjtë po shfaqin interes për të lexuar ndërsa zhanret më të pëlqyera janë artistikë dhe historik. “Kohët e fundit, sidomos studentët e rinia po marrin libra e po lexojnë vazhdimisht. Botimet e Kadares, janë ndër librat më të shitura”, tha librashitësi. Ndërkohë edhe në bibliotekën publike të “Marin Barleti” paraqitet çdo ditë një numër i lartë qytetarësh për të huazuar libra apo për të përdorur ambjentet e saj për të lexuar. Pasurimi i vazhdueshëm i bibliotekës me libra të rinj është një ndër arsyet e rritjes së numrit të lexuesve.