Të qenit i ve në pleqëri rrit rrezikun e vdekshmërisë, shkruan salute.eu.

Në fakt, për pensionistët meshkuj që vuajnë nga humbja e bashkëshortit, rreziku i vdekshmërisë është 35% më i lartë se për bashkëmoshatarët e tyre të martuar.

Gjërat janë më të mira për gratë, ku rritja ndalon në 24%. Por efektet negative ndryshojnë gjithashtu në varësi të rajonit të vendbanimit dhe statusit socio-ekonomik.

Për shembull, në disa zona rreziku është më i theksuar.

Fenomeni është nxjerrë në pah nga një studim – i pari i këtij lloji – që analizoi sesi humbja e bashkëshortit ndikon në jetëgjatësinë tek të moshuarit.