Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Duhet të ketë një propozim për Asociacionin në tryezë”, tha Hovenier në një takim me gazetarët në Prishtinë. Ai, po ashtu, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e planit për ri regjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe. Ky plan nisi të zbatohet më 1 nëntor, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që të shtyhet. Janë rreth 9.000 makina me targa të paligjshme që qarkullojnë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, që nga paslufta, më 1999. Qeveria e Kosovës kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, i kundërshtojnë ato, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës. Në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të planit për ri regjistrim, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Ata kanë thënë se nuk do të rikthehen, nëse Qeveria e Kosovës nuk e themelon Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe nuk e tërheq vendimin për ri regjistrimin e makinave. “Të gjithë jemi të shqetësuar për situatën në veri”, sepse ajo ka “potencial për të eskaluar”, tha ambasadori Hovenier. Ai, gjithashtu, tha se Qeveria e Kosovës duhet të bisedojë me komunitetin serb, duke shfaqur shpresën se përfaqësuesit e tij do të kthehen në institucionet e Kosovës. “Shpresojmë që kjo gjë të jetë e përkohshme”, tha Hovenier duke komentuar dorëheqjet e serbëve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi më 7 nëntor presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për destabilizmin e situatës në veri dhe tha se kjo po bëhet për shkak të, siç u shpreh, refuzimit të planit franko-gjerman nga pala serbe. Ky plan, siç është raportuar, parasheh zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas Kurtit, Vuçiç është duke i përdorur pjesëtarët e strukturave ilegale serbe në veri të Kosovës për destabilizim. Për Kosovën, sipas Kurtit, plani franko-gjerman është “hap në drejtimin e duhur”. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se propozimi franko-gjerman parasheh zgjidhjen e kontesteve në dy faza. “Një pjesë e madhe e kontesteve do të zgjidheshin tani, kurse një pjesë shumë e vogël, që ata thonë se është 1 për qind do të liheshin për një periudhë të mëvonshme”, ka thënë Bislimi. Vuçiç ka thënë muajin e kaluar se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë që Kosova të anëtarësohet në organizata dhe institucione ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të integrimit të shpejtë të saj në BE.https://ata.gov.al/2022/11/09/hovenier-te-fillojne-urgjentisht-negociatat-per-asociacionin/
Të fillojnë urgjentisht negociatat për Asociacionin
RELATED ARTICLES
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on