Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat tatimore në vend, ku përfshihen të ardhurat nga TVSH neto, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 3-mujorin 2024 arritën në 99.4 miliardë lekë, 10.4 miliardë lekë ose 14.5% më shumë se 3-mujori 2023. Sipas treguesit fiskalë për periudhën janar–mars 2024, të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 17.5 miliardë lekë, 4.6 miliardë ose 35.3% më shumë se 3-mujori 2023, si dhe 447 milionë ose 2.6% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 3- mujorin 2024. Tregues në rritje shënojnë edhe të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin që u realizuan në masën 18.7 miliardë lekë, 3 miliardë lekë, ose 13.7% më pak se 3-mujori 2023. MF bën të ditur se, tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 15.3 miliardë lekë, 2 miliardë lekë ose 15.5% më shumë se 3-mujori 2023, si dhe 131 milionë ose 0.9% më shumë se plani i 3-mujorit 2024. Ndërsa të ardhurat e mbledhura nga taksat nacionale, për periudhën 3-mujore 2024 arritën në 10.3 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 13.2% më shumë se 3-mujori 2023, si dhe 11 milionë lekë ose 0.1% më shumë se plani për 3-mujorin 2024.
Të ardhurat tatimore 99.4 miliardë lekë në 3 muajt e parë të vitit
RELATED ARTICLES