Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITë ardhurat nga tatimi mbi fitimin rritje 4.2%

Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin rritje 4.2%

Në buxhetin e vitit 2023, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin vlerësohen me rritje 4.2%. Në total parashikohet të arkëtohen 49.5 miliardë lekë lekë nga tatimi mbi fitimin, ose 2 miliardë lekë më tepër se në 2022. Rritja e parashikuar në tatimin mbi fitimin bazohet në forcimin e kontrollit të deklaratave bazuar në kriteret e riskut. Ndërkohë, të ardhurat nga ky zë gjatë 11-mujorit të këtij viti u realizuan në masën 40.9 miliardë lekë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri të ditur se të ardhurat nga ky zë rezultuan 10.2 miliardë lekë, ose 33.4% më shumë se 11 mujori 2021, si dhe 221 milionë lekë me pak ose 99.5 % e planit të vitit 2022 për Tatimin mbi Fitimin. Rritja e nivelit të të ardhurave të mbledhura nga ky zë, lidhet me një fitim më të lartë të bizneseve për shkak të rritjes së çmimeve, i diktuar nga kriza, aksioni antiinformalitet i administratës tatimore dhe pagesa në kohë e kësteve nga ana e tatimpaguesve, duke qenë se një vit më parë për shkak të pandemisë ka pasur vonesa të konsiderueshme, ku dhe u aplikua amnisti për gjobat e vendosura. Nga analiza e tatimit mbi fitimin sipas sektorëve rezulton se sektori i shërbimit dhe sektori i ndërtimit patën rritjen më të lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Tatimit mbi fitimin i nënshtrohen personat juridikë dhe ortakëritë që janë regjistruar për TVSH-në, personat juridikë, si dhe ortakëritë e tjera të personave të themeluara ose të organizuara në bazë të një ligji të huaj dhe që ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë, çdo person tjetër, pavarësisht nga statusi ose forma ligjore e regjistrimit apo e njohjes së tij, kur ky është subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, me përjashtim të rastit kur ky person është subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Qeveria është angazhuar që biznesi i vogël të vijojë të ketë tatimfitimin zero, deri në vitin 2029. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments