Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITaskforcë për kontrollin e menaxhimit të ujërave të ndotura në turizmin bregdetar

Taskforcë për kontrollin e menaxhimit të ujërave të ndotura në turizmin bregdetar

Krijohet taskforca e dedikuar për kontrollin e menaxhimit të ujërave të ndotura në sektorin e turizmit bregdetar. Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilluan sot një takim në Durrës me aktorë të sektorit të turizmit por edhe institucione të tjera në vend për të prezantuar aksionin e ri për kontrollin e menaxhimit të ujërave të ndotura në zonat turistike. Zv/kryeministrja Belinda Balluku deklaroi se kjo taskforcë ngrihet për të mbrojtur e përmirësuar cilësinë e ujërave në plazhet buzë detit, liqeneve apo lumenjve, në prag të nisjes së sezonit turistik 2024, ku siç u shpreh ajo, “do të imponojmë me çdo kusht detyrimin e panegociueshëm për të gjitha subjektet e industrisë turistike që të pajisen me impiantet e duhura, për të pasur zero ndotje në ujërat larës”. Balluku deklaroi se ky është një aksion me zero tolerancë. “Subjektet kanë 90 ditë kohë për të vendosur impiantin e përpunimit të ujërave të ndotura. Pas 90 ditësh taskforcës i lind e drejta e vendosjes së masës së parë administrative dhe i jep afat subjektit 60 ditë për të plotësuar detyrimet. Nëse edhe pas këtij afati nuk ka marrë masat e duhura, taskforca merr masa të tjera të përcaktuara që shkojnë deri në mbylljen e aktivitetit. Ky është një aksin me zero tolerancë”, tha ajo. Ndërkohë, ministrja Kumbaro bëri të ditur se bizneset e mëdha të turizmit duhet të marrin përsipër të bëjnë menaxhimin e integruar të mbetjeve. Sipas saj, kjo është e rëndësishme, pasi pritet një fluks i lartë turistësh. Të dhënat, tha ajo, tregojnë se deri tani ka 30-40 % kontrata të mbyllura më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023 për sezonin veror turistik. “Taskforca do të jetë në terren përgjatë gjithë kohës për të koordinuar masat dhe siguruar një mjedis të pastër”, deklaroi Kumbaro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments