Pasi talebanët mbyllën universitetet e grave, shpresa ime e vetme ishte të merrja një bursë për të më ndihmuar të studioja jashtë vendit”, thotë Natkai, një studente 20-vjeçare afgane, shkruan BBC. Talibanët kanë goditur ashpër gratë që i kundërshtojnë. Natkai thotë se ajo ”vazhdoi të studionte edhe pse kishte pak mundësi që të mund të ndiqte universitetin në atdheun e saj”. Më pas asaj iu dha një bursë për të studiuar në Universitetin e Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) nga biznesmeni miliarder nga Emiratet Sheikh Khalaf Ahmad Al Habtoor. Bursat për gratë afgane u shpallën në dhjetor 2022 pasi talebanët ndaluan gratë nga universiteti. Pothuaj 100 gra afgane kanë arritur t’i sigurojnë këto bursa. Disa studentë afganë që jetojnë jashtë vendit kanë udhëtuar tashmë në Dubai. atsh
Talibanët ndalojnë studentet që largohen nga vendi për studime në Dubai
RELATED ARTICLES