Wednesday, April 30, 2025
HomeSOCIALEEKONOMITaksë e jashtëzakonshme për 3 prodhuesit e mëdhenj të energjisë

Taksë e jashtëzakonshme për 3 prodhuesit e mëdhenj të energjisë

Kryeministri Edi Rama informoi se qeveria do të vendosë taksë të jashtëzakonshme mbi 3 prodhues të mëdhenj të energjisë dhe me paratë e taksës së jashtëzakonshme do të mbështesim drejtpërdrejtë ata që janë më në nevojë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama informoi se “vendosja e taksës së jashtëzakonshme do të bëhet duke ndjekur direktivën europiane”. “Duke parë çfarë kanë bërë disa vende, do të vendosim taksën mbi 3 prodhues të mëdhenj të energjisë. Nuk është taksë për gjithë HEC-et. Është taksë për tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë në Shqipëri, të cilët nuk kanë bërë asnjë gjë për ta shitur energjinë me shumëfish. Nuk kemi ndonjë gjë kundër tyre, por ata nuk mund të nxjerrin fitime marramendëse se iu ra fati dhe ne të mos kemi mundësi të mbështesim ata që janë më në nevojë, sepse kështu na ra fati”, tha ai.https://ata.gov.al/2022/10/27/rama-takse-e-jashtezakonshme-per-3-prodhuesit-e-medhenj-te-energjise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments