Në kuadër të kurimit të së shkuarës Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit vë në dispozicion dosjen e deklasifikuar të 36 personave që hynë me kamion në ambasadën gjermane më 2 korrik 1990. Më 2 korrik 1990, një kamion me 36 persona shembi murin e ambasadës gjermane. Mijëra shqiptarë hynë në ambasada perëndimore. Kjo ngjarje ishte shfaqja më e guximshme e qëndrimeve antiqeveritare dhe prelud i asaj që do të ndodhte në muajt në vijim. Sigurimi i Shtetit mori plan masazh për të survejuar personat e futur në ambasadë. Me qëllim që të evidentonin në mënyrë sistematike qëndrimin që do të mbanin karshi atdheut këta persona, si dhe për të kontrolluar nga afër e për të përpunuar në vazhdim aktivitetet e tyre të mundshme armiqësore, personat që kërkuan strehim politik në ambasadën gjermane cilësoheshin si njerëz me një predispozicion të akumuluar kundër pushtetit popullor, si njerëz pa formim patriotik, si njerëz të degjeneruar dhe me karakter të ulët, si njerëz aventurierë, lakmitarë e të molepsur nga propaganda e huaj. Sipas ish-Sigurimit personat që kërkuan dhe iu dha strehim politik në ambasadën gjermane, më 2 korrik 1990, sigurisht që do të përbëjnë një kontingjent të favorshëm, i cili do të shfrytëzohet dhe nga shteti gjerman, jo vetëm për qëllime propagandistike kundër Shqipërisë socialiste, por do të shfrytëzohet dhe nga zbulimet gjermane për qëllime të aktiviteti agjenturor. Plani i masave është pjesë e dosjes së objektit 206, “Ambasada Gjermane”, e deklasifikuar më 29 tetor 2019 nga AIDSSH, që vihet në dispozicion të studiuesve.
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on