Superkupa e Shqipërisë, Partizani–Egnatia

0
3

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat për Superkupën e Shqipërisë, Partizani-Egnatia, që do të luhet mw 20 dhjetor në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00. Biletat mund të blihen në sportelin e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” (nga ora 10:00 deri në ora 18:00) ose në biletarinë online https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do. Procedura se si blihet bileta online: Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë. Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen. Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotesoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail) Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj.