Butësi, shkriftësi, sy, përkëdhelje, aromë, të gjitha i ka ky kek! Përbërësit: Tre vezë në temperaturë ambienti Një gotë uji sheqer kaf të trashë Një kapje gishtash kripë Një fryrës keku 100 ml vaj misri Dy portokaj të shtrydhur Lekurën e një portokalli të grirë imët në rende Miell aq sa brumi të jetë elastik në trazim Një grusht plot me arra Pak gjalp për të lyer formën e kekut në fund Pluhur sheqeri për dekorim Përgatitja: Përzieni fillimisht vezët me sheqerin dhe lekurat e portokallit dhe trazojeni me rrahësen e dorës së telit. Hidhni më pas kripën, vajin dhe lëngun e portokallit dhe pasi të jetë krijuar tretësira shtoni miellin, pluhurin pjekës. Në fund, shtoni arrat e shtypura. Hidheni në formën pjekëse dhe për 40 minuta në 180 gradë piqeni. Këshillë: Gjithmonë keku shijohet mirë pas disa orësh, pasi kullon mirë!
Super kek me portokall dhe arra
RELATED ARTICLES