Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESunak premton dërgimin e tankeve në Ukrainë

Sunak premton dërgimin e tankeve në Ukrainë

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka rënë dakord të dorëzojë një skuadrilje tankesh në Ukrainë për të ndihmuar përpjekjet e vendit për të rimarrë territorin e humbur nga forcat ruse. Katër tanke luftarake kryesore të ushtrisë britanike tip ”Challenger 2” thuhet se do të dërgohen menjëherë në Evropën Lindore, me tetë të tjerë që do të pasojnë menjëherë më pas. Sipas tabloidit britanik ”The Sun”, një burim qeveritar tha se Sunak do të informojë sot presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për planin. Një burim i Downing Street tha për gazetën se “kryeministri ka qenë i qartë se Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë pranë angazhimit të saj ndaj Ukrainës, dhe kjo përfshin sigurimin që ajo të ketë pajisjet kritike për të mbrojtur veten dhe për të ndryshuar ekuacionin e fushëbetejës”. Lëvizja e raportuar do ta bënte Britaninë e Madhe fuqinë e parë perëndimore që furnizon ukrainasit me tanke kryesore të betejës. Në fillim të kësaj jave, zyrtarët perëndimorë paralajmëruan se Ukraina nuk do të ishte në gjendje të rimerrte territore të rëndësishme nga Rusia pa një rritje të fuqisë luftarake, përfshirë tanke dhe armatura të tjera të rënda. Brenda NATO-s ka pasur shqetësime se furnizimi me tanke mund të konsiderohet nga rusët si një përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit. Kjo vjen pasi SHBA premtoi 50 automjete të blinduara tip ”Bradley”, në paketën e saj më të madhe të ndihmës ushtarake deri më tani për Ukrainën. Gjermania njoftoi gjithashtu se do të furnizonte rreth 40 transportues të blinduar të personelit tip ”Marder” dhe Franca premtoi shkatërrues tankesh tip ”AMX-10 RC”, me rrota. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments