Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESunak në vizitë zyrtare në Uashington

Sunak në vizitë zyrtare në Uashington

Kryeministri britanik, Rishi Sunak do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë në Uashington, ku do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden. Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe çështjet tregtare, megjithëse ideja e një marrëveshjeje të plotë dështoi që kur presidenti i SHBA-së, zëvendësoi Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Shtëpia e Bardhë tha se Sunak dhe Biden do të diskutojnë gjithashtu situatën në Irlandën e Veriut. “Vizita e kryeministrit britanik, Sunak do të jetë një mundësi për të zhvilluar diskutime me presidentin Biden lidhur me rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit midis BM dhe SHBA-së për sfidat ekonomike, që do të përcaktojë të ardhmen tonë, duke përfshirë sigurimin e zinxhirëve të furnizimit dhe kalimin në ekonomitë me zero karbon”, tha zëdhënësi zyrtar i kryeministrit britanik. “Do të jetë gjithashtu një mundësi për të diskutuar çështje, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën, ndërsa ne ndërtojmë suksesin e samitit tonë të G7 në prag të samitit të NATO-s në korrik”, shtoi ai. Sunak do të udhëtojë në SHBA më 7 qershor dhe do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të nesërmen. “Bazuar në angazhimet e tyre të fundit, të dy liderët do të shqyrtojnë një sërë çështjesh globale, duke përfshirë mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën, ndërsa ajo mbrohet nga lufta brutale e agresionit të Rusisë, si dhe veprime të mëtejshme për të forcuar sigurinë energjetike dhe për të adresuar krizën klimatike”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. “Presidenti dhe kryeministri do të diskutojnë përpjekjet për të vazhduar forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve ndërsa përballemi me sfidat e përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë kombëtare”, shtoi ajo. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments