Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESunak: Kievi duhet të anëtarësohet në NATO

Sunak: Kievi duhet të anëtarësohet në NATO

Në këtë samit u bë e qartë se Ukraina duhet dhe do të jetë anëtare e NATO-s, tha sot kryeministri britanik, Rishi Sunak në një konferencë për shtyp, në Vilnius. Kryeministri Sunak e cilësoi samitin e NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius si “një moment historik” dhe evokoi një Aleancë Atlantike, tani më të sigurt se kurrë. Gjithashtu, Sunak rikonfirmoi mbështetjen afatgjatë të Londrës për Kievin. Pas 500 ditëve të barbarisë ruse, Sunak njoftoi dërgimin e më shumë municioneve në Ukrainë që përfshinin 70 automjete luftarake, hapjen e një qendre rehabilitimi për ushtarët e plagosur ukrainas, si dhe trajnimin e pilotëve muajin e ardhshëm, në Britaninë e Madhe. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments