Friday, March 28, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGarancitë e G7 për Ukrainën, kërcënim për sigurinë e Rusisë

Garancitë e G7 për Ukrainën, kërcënim për sigurinë e Rusisë

Garancitë afatgjata të sigurisë të ofruara nga G7 për Ukrainën janë një kërcënim për sigurinë e Rusisë, tha sot në një deklaratë Kremlini. “Ne e konsiderojmë këtë si një gabim ekstrem dhe potencialisht shumë të rrezikshëm”, tha Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin. Peskov tha se nëse Grupi i Shtatë vendeve të industrializuara do të ofronte çfarëdo lloj angazhimi ndaj Ukrainës, Kremlini do të injoronte parimin ndërkombëtar të “pandashmërisë së sigurisë”. “Kjo do të thotë se duke dhënë garanci për sigurinë Ukrainës, ata po cenojnë sigurinë e Rusisë”, shtoi ai. G7 synon t’i ofrojë Ukrainës pajisje moderne për forcat e saj ajrore dhe detare. Rusia pushtoi vendin fqinj më shumë se 16 muaj më parë. Peskov tha gjithashtu se tani është koha ideale për të ruajtur marrëdhëniet e nivelit të lartë midis Moskës dhe Pekinit, duke shtuar se pavarësisht faktit se NATO po sjell “paqëndrueshmëri dhe agresion”, Rusia dhe Kina “kurrë” nuk kanë formuar një bllok kundër tyre. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ