Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURESun Fest në Shkodër

Sun Fest në Shkodër

Zona përreth lumit të bukur Buna dhe Liqenit të Shkodrës u shndërrua në një arenë festive këtë fundjavë, nën tingujt e muzikës elektronike. Artistë vendas dhe të huaj performuan live njëri pas tjetrit në skenën e improvizuar, duke krijuar një atmosferë të magjishme në natyrë, për mijëra qytetarët vendas e të huaj që kishin ardhur për të festuar. Në festival performuan muzikën më të pëlqyer të momentit, Dj vendas dhe ndërkombëtarë si Hektor Jubani, Ad Disha, Yass, Tattu, Onloooop, Mr Cool, të cilët ndezën kryeqendrën e veriut, Shkodrën, në një natë të paharrueshme. Organizatorja e Sun Fest, Sanida Kraja u shpreh entuziaste që këtë vit biletat për të ndjekur festivalin u shitën edhe në momentet e fundit. Sun Fest promovon talentet e rinj të muzikës dhe organizatorët e tij synojnë që ky festival të mbahet çdo vit në maj me qëllim që në tri ditë të festivalit Shkodra të shndërrohet në kryeqendrën e turizmit shqiptar, për të promovuar natyrën e bukur, vlerat e trashëgimisë monumentale, historike dhe kulturore, si dhe operatorët turistikë vendas, të cilët u ofrojnë shërbim vizitorëve vendas e të huaj përgjatë ditëve të festivalit. Agjencia Kombëtare e Turizmit në mbështetjen e festivaleve dhe eventeve që pritet të mbahen gjatë gjithë sezonit të verës synon promovimin e turizmit në Shqipëri me aktivitete ku gjejnë veten të gjitha grupmoshat. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments