Një sulm me raketa ka ndodhur mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut. Tre orë pasi Pheniani lëshoi një raketë e cila u ul më pak se 60 km (37 mi) nga qyteti jugor Sokcho, ka ardhur dhe kundërreagimi i Seul. Teksa e konsideruar sulmin si një shkelje “të papranueshme” e territorit të saj, ushtria e Jugut lëshoi tre raketa ajër-tokë të cilat u ulën në një distancë të ngjashme përtej vijës kufitare veriore (NLL). Linja e demarkacionit shënon pikën e përafërt në mes të rrugës në det midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, ndonëse Veriu nuk e ka pranuar kurrë kufirin. “Koreja e Veriut gjuajti të paktën 10 raketa në drejtimet lindore dhe perëndimore të mërkurën”, thanë zyrtarët e Koresë së Jugut. Raketat e lëshuara nga Koreja e Veriut vijnë pas kërcënimeve për SHBA-në dhe Korenë e Jugut lidhur me stërvitjet e tyre të përbashkëta ushtarake, duke thënë se “SHBA dhe Koreja e Jugut do të duhet të përballen me një rast të tmerrshëm dhe të paguajnë çmimin më të tmerrshëm në histori”. Ekziston shqetësimi se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un mund të jetë duke përgatitur terrenin për testin e parë të armëve bërthamore në pesë vjet.