Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESI Sulçebe: Në fund të janarit kulmi i virozave

 Sulçebe: Në fund të janarit kulmi i virozave

Mjeku Genc Sulçebe ka qenë i ftuar këtë të enjte në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” ku është ndalur te situata epidemiologjike. Sulçebe u shpreh se aktualisht kanë nisur të shfaqen disa viroza, kulmi i të cilave do të jetë në muajin janar, dhe nga mesi i muajit mars do të fillojnë rënia e kurbës. Duke u ndalur më tej te vaksinimi kundër COVID, Sulçebe u bëri thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen mbi rëndëinë e tyre. Mjeku u shpreh se edukimi individual është mjaft problem, pasi vaksinimi është tepër i rëndësishëm për t’u mbrojtur nga infektimit me COVID dhe për të ruajtur shëndetin e personave me të cilët bien në kontakt. “Ne po i hasim. Tani fillon rritja e tyre dhe kulmi arrin në fund të janarit, pakësohen në shkurt dhe nga mesi i masrit fillon e bie. Jemi në vitin e 3 të poandemisë, një pjesë e popullatës s’ka bërë vaksinën e gripit dhe janë të prekshëm nga infeksionet dhe viruset. Do kemi rritje të madhe të viruseve. Të gjithë duhet të kuptojnë domosdoshmërinë e vaksinës. Kur nuk i kishim duhej të izoloheshim, por tani që i kemi është për të ardhur keq që të mos e përdorim këtë mjet për t’u mbrojtur. Duhet të ndërgjegjësohemi për të bërë vaksinat dhe për të mbrojtur më të dobëtit. Këtu është problem ndërgjegjësimi personal. Nganjeherë njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm për lirinë dhe thonë s’dua të vaksinohem. Por ai rrezikon të tjerët me të cilët bie në kontakt. Është problem edukimi individual. Mundësitë janë, vaksinat janë. Vaksinat nuk janë të detyrueshme. Ky virus ka hyrë në tufën e viruseve të përgithshme të cilat ne i përballojmë”, tha mjeku. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments