Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR-së Eranda Selmanaj zhvilloi sot një takim me fermerët në Fier, të cilët i informoi për mbështetjen e kultivimit të grurit. Fermerët u informuan mbi thirrjen që hapet më 1 shtator dhe u sqaruan për çdo paqartësi që kishin mbi mënyrën e aplikimit. Selmanaj theksoi se aplikimet kryhen online në e-Albania. Mbështetja për kultivimin e grurit, për sipërfaqe të mbjellë është për jo më pak se 1 ha, në vlerë 30.000 lekë/ha. Përfitues për masën mbështetëse mund të jenë fermerë individual, persona fizik, juridik, apo shoqata të bashkëpunimit bujqësor. Aplikimi hapet nga data 1 shtator deri në datën 23 shtator 2022.