Parlamentarët në Spanjë kanë ratifikuar masat e kursimit të energjisë të vendosura në fillim të muajit nga qeveria, si pjesë e planit evropian për të reduktuar importet e gazit natyror rus. Në plan të parë janë kufizimet në përdorimin e kondicionerëve. Ndër të tjera, parashikohet që termostati i kondicionerëve në verë të mos bjerë nën 27 gradë Celsius në shumicën e dyqaneve, ambienteve kulturore (kinema, teatro), por edhe në aeroporte dhe stacione hekurudhore. Në mënyrë të ngjashme, në dimër termostati do të “bllokohet” në 19 gradë. Ndriçimi në vitrinat dhe objektet publike duhet të fiket në orën 22.00. Hapësirat me ajër të kondicionuar ose me ngrohje duhet të instalojnë deri më 30 shtator një mekanizëm që ato të mbyllen automatikisht në mënyrë që energjia të mos harxhohet kot. Partia Popullore konservatore votoi kundër masave, duke akuzuar qeverinë se i vendos ato pa u konsultuar më parë me autoritetet lokale të qarkut dhe punëdhënësit. Qeveria, megjithatë, arriti të bindë disa parti të vogla lokale, duke rënë dakord t’i lejojë ato të propozojnë ndryshime retrospektive në një debat të ri parlamentarhttps://lajme.rtsh.al/artikull/spanja-miraton-masat-e-kursimit-te-energjise-kufizimi-i-perdorimit-te-kondicionereve-ne-plan-te-pare