Stuhi të reja goditën Kroacinë dhe Serbinë të premten pasdite dhe në mbrëmje, duke shkaktuar vdekjen e një fëmije në Serbi dhe dëme të konsiderueshme në gadishullin kroat të Istrias, një destinacion pushimesh. ”Në Novigrad të Kroacisë, erërat e forta shkulën pemët që binin mbi makina”, njoftoi gazeta rajonale ”Glas Istre”. Dëmi më i madh ka ndodhur në një kamping buzë detit, por askush nuk është lënduar. Në qytetin verior serb të Novi Sadit, një fëmijë 12-vjeçar, i cili kishte qenë në natyrë kur goditi stuhia, vdiq. Djali u gjet pa ndjenja para shtëpisë së tezes së tij. ”Shkaku i saktë i vdekjes së tij ishte ende duke u hetuar”, njoftoi televizioni shtetëror RTS. ATSH
Stuhitë shkaktojnë vdekje në Serbi, në Istria të Kroacisë
RELATED ARTICLES