Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEStuhi dhe breshër në Librazhd, ekspertët e Bujqësisë në terren për dëmet

Stuhi dhe breshër në Librazhd, ekspertët e Bujqësisë në terren për dëmet

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur evidentimin e dëmeve në kulturat bujqësore, pas rrebeshit të ditës së kaluar në fshatin Stëblevë të Librazhdit. Stuhi me erëra të forta dhe breshër, në madhësinë e një arre, goditën mbrëmjen e së enjtes zonën Stëblevë, në Librazhd duke shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore. Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputet i qarkut Elbasan, publikoi në rrjete sociale, foto ku shihen sipërfaqe të tokave bujqësore të fshatit Stëblevë mbuluar nga breshri dhe një pjesë e konsiderueshme e kulturave bujqësore të dëmtuara. “Stëblevë, Librazhd Reshjet e mëdha të shiut dhe breshërit kanë shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore në fshatin Stëblevë”, shkruan Balla.

Balla bëri të ditur se, ka komunikuar me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca e cila në mënyrë të menjëhershme ka ngritur një grup pune për verifikimin e dëmeve dhe mbështetjen e bujqëve të dëmtuar. Zv.ministri i Bujqësisë Dhimo Kote, i kontaktuar me telefon nga ATSH-ja, tha se “grupi i ekspertëve të bujqësisë është në terren, për identifikimin e bilancit të dëmeve”. Sipas tij, për momentin janë kulturat e patates, specit dhe kastravecit të mbjella në fushat e kësaj zone që janë prekur nga stuhia dhe për dëmtimet e konstatuara do të merren masat mbështetëse të kompensimit.https://ata.gov.al/2022/07/29/stuhi-dhe-bresher-ne-librazhd-ekspertet-e-bujqesise-ne-terren-per-demet/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments