Friday, March 28, 2025
HomeSOCIALE“Strategjia Kombëtare për Migracionin 2024-2030”

“Strategjia Kombëtare për Migracionin 2024-2030”

Strategjia kombëtare për migracionin 2024 – 2030 dhe Plani i Veprimit botuar në Fletoren Zyrtare ka si qëllim menaxhimin e flukseve migratore, promovimin e të drejtave të migrantëve dhe integrimi i tyre në shoqëri.

Kjo strategji parashikon zhvillimin e politikave efektive për migrantët që zhvendosen nga një vend në një vend tjetër për arsye punësimi, duke rritur ndikimin pozitiv të migracionit në zhvillimin social-ekonomik kombëtar ose vendor, promovimin e migracionit të rregullt, si dhe mbrojtjen e të drejtave të migrantëve, azilkërkuesve dhe refugjatëve.

“Strategjia e re synon që të realizojë integrimin e qëndrueshëm të shtetasve shqiptarë të kthyer nga emigracioni deri në vitin 2030, përmes vlerësimit të nevojave dhe vështirësive që ata hasin me qëllim adresimin e tyre në mënyrë efektive”, thuhet në relacionin që shoqëron këtë vendim të qeverisë.

Gjithashtu Strategjia përfshin masa për lehtësimin dhe nxitjen e kthimit të emigrantëve të kualifikuar në Shqipëri dhe maksimizimin e potencialit të tyre për zhvillimin ekonomik të vendit përmes promovimit të kapitalit njerëzor dhe investues të tyre, krijimit të paketave informuese mbi procesin e kthimit dhe riintegrimit, si dhe kushtet e tregut të punës. Edhe për të huajt, gjithashtu parashikohen masa për informimin mbi format, mundësitë dhe procedurat e migrimit për arsye pune në Shqipëri, si dhe përmirësimin e veprimtarisë së agjencive private të punësimit dhe punëdhënësve, me qëllim zbatimin e standardeve të punësimit etik.

Në kuadër të agjendës kombëtare të integrimit në Bashkimin Evropian, ky dokument është hartuar në përputhje me përmbushjen e detyrimeve të kapitujve të legjislacionit evropian në fushën e azilit, migracionit dhe lëvizjes së lirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ