Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi priti në një takim Plejada Gugashin nga “Olof Palme” dhe Nevila Jahaj nga “Epoka e Re”. Në fokus të takimit ishte Strategjia e re Kombëtare e Rinisë 2022-2029. Përfaqësueset e “Olof palme” dhe “Epoka e re” shprehën dëshirën e tyre për t’u angazhuar në fazat e implementimit të kësaj strategjie. “Biseduam sigurisht për mënyra të reja të fuqizimit të të rinjve, në kuadër të rritjes së ndërgjegjësimit politik, në veçanti të vajzave dhe grave të reja”, u shpreh Muzhaqi pas takimit. “Për më tepër, diskutuam mbi fuqizimin e Këshillave Vendorë Rinorë dhe hartimin e një manuali për lidershipin dhe zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të të rinjve pjesë e KVR-ve”, theksoi Muzhaqi. ATSH
Strategjia e re Kombëtare e Rinisë 2022-2029
RELATED ARTICLES