Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Stoltenberg vizitë të panjoftuar në Kiev

 Stoltenberg vizitë të panjoftuar në Kiev

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka mbërritur në Kiev në vizitën e tij të parë në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë në shkurt të vitit të kaluar, deklaroi një zëdhënës i NATO-s. Stoltenberg nderoi ushtarët e rënë ukrainas në murin e jashtëm të manastirit qendror të Shën Michael. Angazhimet tjera gjatë vizitës së tij nuk janë bërë publike. Burimet e NATO-s thanë se takimet e planifikuara po mbaheshin sekret për arsye sigurie. Që nga fillimi i luftës në Rusi, Stoltenberg është konsideruar si një mbështetës i palodhur i Ukrainës dhe vazhdimisht ka mbrojtur nevojën për dërgesa të reja të armëve për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments