Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e vlerësoi vendimin e SHBA-së dhe disa vendeve perëndimore për furnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë F-16, si një ide të mirë, duke thënë se ndihma e Ukrainës për të mbrojtur veten nuk do ta bënte NATO-n palë në konflikt. Stoltenberg mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para takimit, kreu i NATO-s tha se do të shkëmbejnë mendime me ministrat e Mbrojtjes të BE-së se si të rritet dhe përshpejtohet mbështetja ushtarake për Ukrainën. I pyetur nëse e konsideron ide të mirë vendimin për t’i dhënë avionët luftarakë F-16 Ukrainës, Stoltenberg tha: “Mendoj se është ide e mirë. Gjithashtu mirëpres vendimin e disa vendeve të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, për të filluar trajnimin e pilotëve (ukrainas)”. “Ukraina ka të drejtë të mbrohet. E drejta për vetëmbrojtje është në Kartën e OKB-së. Ne e ndihmojmë Ukrainën ta ushtrojë këtë të drejtë. Është e drejta jonë t’i ndihmojmë ata të mbrojnë rregullat e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar përballë një sulmi. Kjo nuk e bën NATO-n dhe aleatët e saj palë në konflikt”, tha Stoltenberg. Duke thënë se nuk do të japë deklaratë se kur do të fillojnë trajnimet e pilotëve dhe se këtë do ta bëjnë të ditur shtetet përkatëse, Stoltenberg tha se trajnimet janë hap i rëndësishëm. “Kjo do të na mundësojë të dorëzojmë avionët tanë luftarakë në një fazë të caktuar”, shtoi ai. Stoltenberg, i cili nuk ndau parashikimin e tij se kur do të dorëzohen F-16, potencoi se vendimi për F-16 do të thotë gjithashtu një mesazh i fortë se NATO qëndron pranë Ukrainës në terma afatgjatë. Ai theksoi se përshpejtimi i prodhimit të armëve dhe municioneve është jetik për përshpejtimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Ai tha se ka ftuar përfaqësuesit e kompanive të industrisë së mbrojtjes amerikane dhe evropiane në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s që do të mbahet në mes të qershorit. “Ata do të diskutojnë me ministrat e industrisë se çfarë mund të bëhet për përshpejtimin e marrëveshjes së prodhimit dhe blerjes së përbashkët”, tha kreu i Aleancës Veri-Atlantike. ATSH
Stoltenberg: Ndihma ndaj Ukrainës nuk na bën palë në konflikt
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on