Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREStoltenberg: Cikli i agresionit rus duhet të thyhet

Stoltenberg: Cikli i agresionit rus duhet të thyhet

NATO nuk mund të lejojë që Rusia të minojë sigurinë evropiane pas përfundimit të luftës në Ukrainë, tha kreu i aleancës Jens Stoltenberg në Varshavë. “Ne kemi parë modelin rus të agresionit për shumë vite, Gjeorgjinë në 2008, Krimenë dhe Donbasin në 2014, dhe më pas pushtimin e plotë të Ukrainës vitin e kaluar”, tha Stoltenberg. “Ne nuk mund të lejojmë që Rusia të vazhdojë të minojë sigurinë evropiane”, shtoi ai, duke folur së bashku me krerët e shteteve të NATO-s të Evropës Lindore dhe presidentin e SHBA Joe Biden. “Ne duhet të thyejmë ciklin e agresionit rus,” tha Stoltenberg në një takim të të ashtuquajturit grupi i nëntë i Bukureshtit që përfaqëson vendet që përbëjnë krahun lindor të NATO-s.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments