Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREStoltenberg: Anëtarësimi i Suedisë në NATO do ta bëjë aleancën më të...

Stoltenberg: Anëtarësimi i Suedisë në NATO do ta bëjë aleancën më të fortë

Anëtarësimi i Suedisë në NATO do ta bëjë Aleancën Atlantike më të fortë, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg pas dritës jeshile nga Budapesti, hapi i fundit për këtë vend nordik. “Përshëndes votën e parlamentit hungarez që ratifikoi anëtarësimin e Suedisë në NATO. Tani që të gjithë aleatët e kanë miratuar atë, Suedia do të bëhet aleati i 32-të i NATO-s. Anëtarësimi i Suedisë do të na bëjë të gjithëve më të fortë dhe më të sigurt”, shkroi ai në X.

Duke i hapur rrugën përfundimisht anëtarësimit të Stokholmit në Aleancën Atlantike, parlamenti hungarez miratoi me shumicë dërrmuese hyrjen e Suedisë në NATO. Kryeministri suedez Ulf Kristersson e përshëndeti si “një ditë historike” pas ratifikimit hungarez të anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke i hapur rrugën hyrjes së saj në Aleancën Atlantike. “Sot është një ditë historike”, shkroi ai në X. ”Suedia është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj në drejtim të sigurisë euroatlantike, thuajse dy vjet pas fillimit të procesit të anëtarësimit”, shtoi ai. ”Sot ne do të mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO”, theksoi kryeministri hungarez, Victor Orban para fillimit të seancës plenare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments