Tuesday, March 25, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARESTOKHOLM – Suedia i kërkon Erdoganit ratifikimin

STOKHOLM – Suedia i kërkon Erdoganit ratifikimin

Qeveria suedeze përshëndeti miratimin e parlamentit turk për anëtarësimin e vendit skandinav në NATO dhe i kërkoi presidentit turk Recep Tajip Erdogan që të finalizojë ratifikimin sa më shpejt të jetë e mundur. ”Sot jemi një hap më afër anëtarësimit të plotë në NATO”, shkroi kryeministri Ulf Kristersson në platformën online X. Lajmin e përshëndeti edhe ministri i Jashtëm Tobias Billström. ”Sigurisht që është mirë që parlamenti turk votoi pro”, theksoi ai. Hapi tjetër do të jetë që Erdogan të nënshkruajë protokollin e anëtarësimit dhe ta publikojë atë në Fletoren Zyrtare. ”Kjo duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi nuk ka asnjë arsye për të pritur derisa parlamenti të ketë kryer pjesën e tij”, theksoi Billström. Hungaria është i vetmi vend i mbetur i NATO-s që duhet të miratojë hyrjen e Suedisë në grupin e mbrojtjes ushtarake. Të gjithë 29 anëtarët e tjerë të NATO-s kanë nënshkruar anëtarësimin e Suedisë. Anëtarët e rinj duhet të kenë miratimin unanim për të fituar akses në aleancë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ