Metoda përdor impulse elektrike të transmetuara përmes elektrodave, të vendosura mbi lëkurë, të cilat shkaktojnë tkurrje të pavullnetshme të muskujve.
Studiuesit shpjegojnë se kjo mund të ndihmojë, në ruajtjen ose rikthimin e masës dhe forcës muskulore te pacientët, që e kanë të vështirë të kryejnë ushtrime fizike, për shkak të dhimbjes ose kufizimeve në lëvizje.
Për analizën, autorët shqyrtuan 15 studime klinike me gjithsej 922 pjesëmarrës.
Rezultatet treguan se pacientët iu përmbajtën trajtimit me stimulim elektrik, në një shkallë të ngjashme me ata që kryenin ushtrime fizike tradicionale ose programe edukimi shëndetësor.
Shkalla mesatare e ndjekjes së trajtimit ishte 85% për grupet që përdornin NMES.
Sipas studiuesve, shqetësimet se pacientët nuk e tolerojnë mirë këtë terapi, nuk duhet të konsiderohen pengesë për përdorimin e saj në praktikën klinike.
Megjithatë, studimi nuk gjeti prova se stimulimi elektrik, rindërton kërcin ose strukturat e dëmtuara të nyjes.
Përfitimet e vërejtura lidhen kryesisht me forcimin e muskujve, që mbështesin nyjen dhe ndihmojnë në përmirësimin e funksionit fizik.
Studimi u publikua në revistën shkencore “Clinical Medicine Insights: Arthritis and Musculoskeletal Disorders” dhe u udhëhoq nga studiuesja Louise C. Burgess, së bashku me kolegët e saj nga Universiteti Bournemouth dhe institucione të tjera britanike





