Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, gjatë konferencës së sotme për media, ka folur për largimin e masave të bllokut që janë të vendosura ndaj Kosovës që prej disa muajsh. Stano tha se shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, do të raportojë para ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare për raportin lidhur me largimin e masave ndaj Kosovës. Ndërkaq, duke folur se për afate se kur mund të ndodhë një gjë e tillë, Stano tha se nuk bën komente të tilla sepse, sipas tij, këto janë procedura të brendshme. Kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të Kosovës në vazhdimësi kanë kërkuar heqjen e masave, duke thënë se Kosova i ka plotësuar kushtet. Kosova po kërkon heqjen e masave të vendosur nga blloku evropian pas organizimit të votimit për largimin e kryetarëve në veri, që ishte një nga kërkesat e BE
Stano: Raporti i Borrellit për largimin ose jo të masave ndaj Kosovës po finalizohet
RELATED ARTICLES