Monday, May 20, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIBrenda majit përfundojnë punimet në Urgjencën e QSUNT

Brenda majit përfundojnë punimet në Urgjencën e QSUNT

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi gjatë një interviste televizive në Abc News se prej mesit të muajit prill ka nisur puna për riparimin e dëmit në rrjetin elektrik të Urgjencë s së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe do të përfundojë brenda muajit maj.

Koçiu tha se “ishte një incident i cili ndodhi në një nga dhomat teknike të spitalit të Sëmundjeve të Brendshme, në katin -2. Për shkak të këtij defekti doli jashtë funksionimit një pjesë e sistemit elektrik në atë godinë duke bërë të pamundur që të ushtrohen disa nga shërbimet në disa nga dhomat e asaj godine”. “Në fakt zhurma u bë më shumë politike. Dhe të vjen keq që përdoret shëndetësia për të bërë zhurmë politike se ne kishim marrë dhe kemi marrë gjitha masat për ta ofruar shërbimin shëndetësor që ofrohej në Urgjencën e Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme. U aktivizuan menjëherë të dy strukturat spitalore universitare në Tiranë, Qendra Universitare “Shefqet Ndroqi”, dhe Qendra Spitalore Universitare e Traumës. Sikundër për urgjencat kardiake u aktivizuan edhe dy spitale të tjera rajonale, i Shkodrës dhe Spitali Memorial Fierit”, pohoi ministrja.

Ajo shtoi se kjo situatë tregoi edhe një herë që spitalet tona janë në gjendje të përballojnë dhe të kryejnë ekzaminime të cilat deri dje do ishin të paimagjinueshme, deri dje do ta sillnin të gjithë sistemin shëndetësor, nëse do të kishte ndodhur ndonjë situatë e tillë, në kolaps.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments