Tuesday, March 25, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAStano: Për masat vendos Këshilli në bazë të raportit të Borrellit

Stano: Për masat vendos Këshilli në bazë të raportit të Borrellit

Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi zbazën e një raporti të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së. Deklarimi i BE-së pasoi kërkesën e institucioneve të Kosovës për heqjen e masave të vëna prej afro një viti, pas përmbushjes, siç u tha, të kushtit të fundit me organizimin e votimit për largimin ose jo të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, më 21 prill. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se kërkesa e Këshillit Evropian ishte që mbajtja e votimit në katër komunat në veri të bëhej sa më shpejt dhe pa kushtëzime.

“Rreth masave, në përputhje me Përfundimet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli do të diskutojë masat e BE-së në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë rreth përmbushjes së kërkesave të BE-së”, tha për rtv21 zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ai tha se rezultati i votimit nuk i kontribuon shtendosjes së tensioneve dhe nuk hap rrugën për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Kjo, tha Stano, është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve.

“BE-ja shpreh keqardhje se serbët e Kosovës në veri të Kosovës kanë humbur mundësinë për të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarët e komunave që do të ishin përfaqësues të vërtetë. Rezultati nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, gjë që është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve.

Zëdhënësi i BE-së tha se kërkesa, tha se përderisa “organizimi i votimeve për largimin e kryetarëve nuk ishte i pakushtëzuar, përfshirë risitë siç janë vendosja e kamerave të sigurisë”, procesi megjithatë tha ai “mundësoi organizimin e këtij votimi”.

“Vendimi i partive politike që përfaqësojnë serbët e Kosovës në veriun që të tërhiqen nga procesi dhe thirrja për një bojkot rezultoi me një varg vështirësish, përfshirë edhe themelimin e disa komisioneve në vendvotime pa pjesëmarrjen e asnjë anëtari serb të Kosovës”, tha Stano.

Stano përmendi edhe sfidat që ka pasur KQZ-ja në organizimin e zgjedhjeve në komunat veriore.

“Mbi të gjitha, vendimi i drejtorëve serbë të shkollave në veri të Kosovës që të mos lejojnë shfrytëzimin e objekteve shkollore për vendvotime, disa ditë përpara votimit, ka krijuar një varg sfidash për KQZ-në. Kjo gjithashtu pengoi qasjen e qytetarëve në informatat e sakta mbi vendndodhjet e reja të vendvotimeve”, tha Stano.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ