Ndërsa turistë të shumtë të huaj po zgjedhin brigjet shqiptare për të kaluar aktivitetet sportive dhe festat po zhvendosen në plazhe. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikoi sot pamje të aktiviteteve në kuadër të edicionit të tretë të “Trail Running Albania”, duke promovuar shtigjet buzë Jonit në çelje të këtij sezoni veror. “Sport dhe shumë adrenalinë në bregdetin e Palasës e Dhërmiut që u kthye në pistën e preferuar për vrapuesit e edicionit të tretë të “Trail Running Albania”, duke promovuar shtigjet buzë Jonit në çelje të këtij sezoni veror”, shkruan ministrja Kumbaro në rrjetet sociale. Misioni i “Trail Running Albania” është të promovojë dhe zhvillojë një jetë aktive dhe të shëndetshme në natyrë, veçanërisht vrapimi në shtigje, aventura malore dhe sporte dhe aktivitete të tjera. Shqipëria turistike në katër stinë, një ëndërr e bërë realitet me 10.1 milionë turistë të huaj per vitin 2023, parashikon të mirëpresë mbi 14 milionë turitë të huaj këtë vit.
Sport dhe shumë adrenalinë në bregdetin e Palasës e Dhërmiut
RELATED ARTICLES