Friday, April 18, 2025
HomeSOCIALESHENDETESISpitali i ri Psikiatrik Elbasan: Strukturë moderne dhe funksionale

Spitali i ri Psikiatrik Elbasan: Strukturë moderne dhe funksionale

Në qytetin e Elbasanit është drejt përfundimit projekti i Spitalit të ri Psikiatrik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga projekti i këtij spitali. “Një strukturë e re jo vetëm moderne, por edhe funksionale sipas koncepteve bashkëkohore të menaxhimit spitalor. Godina do të jetë prej 3270 m² dhe do të akomodojë 70-80 pacientë, me 26 dhoma, 2 mensa e 2 dhoma rekreacioni”, tha Koçiu. “Mbetemi të angazhuar për të investuar në shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarëve. Shëndeti mendor është një prioritet kritik për shoqërinë në tërësi”. Përveç investimit në infrastrukturë, mobilim dhe pajisje, për MSHMS është e rëndësishme që të vijohet edhe investimi në kapacitete humane, që do të thotë në trajtimin dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafeve që shërbejnë në këto struktura spitalore me protokolle shëndetësore të miratuara tashmë. Spitali Psikiatrik i Elbasanit, Spitali Psikiatrik i Vlorës dhe 60 qendra shëndetësore i shtohen infrastrukturës shëndetësore tërësisht të rehabilituar dhe që do të përfundohen brenda vitit 2024, investime të buxhetit të shtetit, por dhe me mbështetjen e Bankës Botërore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ