Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESISPANJË – Një valë bronkioliti alarmon spitalet

SPANJË – Një valë bronkioliti alarmon spitalet

Spitalet spanjolle po përjetojnë një rritje të ndjeshme të rasteve të bronkiolitit, inflamacion viral i frymëmarrjes që prek fëmijët dhe si rrjedhojë edhe një rritje të vështirësive në menaxhimin e shtrimeve në spitale, ku situata është rënduar. Sipas Organizmit Spanjoll të Reparteve të Urgjencës Pediatrike (SEUP), ka një rritje të shtrimeve në spitale, që janë 40% më të larta se nivelet para pandemisë në këtë periudhë të vitit. Siç shpjegohet nga specialistët e pediatrisë në median iberike, shqetësimi kryesor është se, këtë vit, rritja e rasteve po regjistrohet me rreth 20-25 ditë më herët se mesatarja, pra nëse infeksionet vazhdojnë të rriten, rreziku qëndron te një kolaps në njësitë e kujdesit intensiv pediatrik në ditët në vijim. ”Planet e emergjencës janë të nevojshme për të zbutur efektet në kujdesin shëndetësor”, thuhet në një deklaratë të SEUP-it. Ndër arsyet për këtë rritje të paparashikuar të rasteve, sipas pediatërve, ka qenë mungesa e qarkullimit të virusit në dy vitet e fundit për shkak të pandemisë Covid-19 dhe shkallës së ulët të imunizimit te fëmijët e lindur gjatë kësaj periudhe.https://ata.gov.al/2022/11/22/spanje-nje-vale-bronkioliti-alarmon-spitalet/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments