Ushtria spanjolle po zhvendos një sistem të mbrojtjes ajrore të stacionuar në Letoni, në Lituaninë fqinje për të ndihmuar në mbrojtjen e samitit të NATO-s, që do të zhvillohet javën e ardhshme, në Vilnius. “Ne mund të konfirmojmë se Spanja po kontribuon në sigurinë e samitit të NATO-s, në Vilnius me një njësi të mbrojtjes ajrore NASAMS”, tha ambasada spanjolle. Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Vilnius më 11 dhe 12 korrik. Gjermania ka transferuar njësitë e mbrojtjes ajrore “Patriot” në Lituani për të siguruar mbrojtjen e samitit. NASAMS, ose sistemi kombëtar i avancuar i raketave sipërfaqe-ajër, u prodhua bashkërisht nga Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sistemi është projektuar për të kundërshtuar sulmet nga ajri me drone, raketa ose avionë. atsh
Spanja zhvendos një sistem të mbrojtjes ajrore për të garantuar samitin e NATO
RELATED ARTICLES