Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVASpanja paralajmëron pengesa për Kosovën në rrugën drejt BE-së

Spanja paralajmëron pengesa për Kosovën në rrugën drejt BE-së

Përfaqësuesi i Spanjës për BE, Pascual Navarro, gjatë paraqitjes para Komisionit të Përbashkët për BE-në, deklaroi se vendi i tij, nuk do të përkrahë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në union. “Pasi Kosova të ketë dorëzuar zyrtarisht kërkesën e saj për anëtarësim në Presidencën aktuale, në këtë rast Republikën Çeke, duhet të merret një “vendim procedural”, të cilin supozohet se Suedia do ta miratojë që nga janari si Presidencë e re”, tha Navarro. Por ai tha se Spanja nuk e njeh Kosovën, prandaj do të votojë kundër çdo vendimi procedural dhe dhënies së statusit kandidat të Kosovës.“Qeveria nuk do të mbështesë kandidaturën në rrethanat aktuale dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar”, tha ai. Navarro u shpreh se Qeveria e Spanjës “ka qëndrim konstruktiv” në lidhje me Ballkanin Perëndimor, mbështet dialogun dhe së fundi liberalizimin e vizave për Kosovën. Ditë më parë, Kosova dorëzoi aplikimin për antarësim në BE, derisa presidencësn e drejton Republika Çeke. (Marrë me shkurtime nga notimerica.com. Titulli në origjinal: Kosova.- Spanja nuk do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në BE)https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=626455

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments