Instituti Meteorologjik i Spanjës (AEMET) njoftoi se sipas të dhënave të regjistruara që nga viti 1928, është thyer rekordi i temperaturës së ajrit prej 45.4 gradë Celsius më 18 korrik në lagjen Figueres të qytetit Girona. AEMET theksoi se vala e tretë ekstreme e të nxehtit të stinës së verës, e cila është ndier në të gjithë vendin që nga fillimi i javës, ka thyer rekordin më të lartë të temperaturës së ajrit. Zëdhënësi i AEMET, Ruben del Campo kujtoi se temperatura më e lartë e ajrit në Spanjë deri më tani ishte 44.5 gradë në Daroca të qytetit Zaragoza në vitin 2015. Sipas të dhënave, dita më e nxehtë në 95 vitet e fundit u regjistrua si 45.4 gradë më 18 korrik në rrethin Figueres të Gironas, në rajonin lindor të vendit, Katalonja. Thuhet se ajri i nxehtë, i cili ka përfshirë vendin në përgjithësi, ka arritur në 44.6 gradë celsius në qytetin e Kordobës në rajonin jugor të Andaluzisë dhe është matur mbi 43 gradë në disa qytete dhe qyteza të Ishujve Baleare, Valencia dhe rajonet e Aragonit. Zëdhënësi i AEMET, Del Campo tha se Spanja përjetoi një nga muajt korrik më të nxehtë të të gjitha kohërave. Është bërë e ditur se nga nesër vala e të nxehtit ekstrem do të humbasë efektin. atsh
Spanja në ditën më të nxehtë në 95 vitet e fundit
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on