Bratislava do t’i dorëzojë Ukrainës 13 avionë luftarakë Mig-29 të projektuar nga sovjetikët, njoftoi sot kryeministri, Eduard Heger duke e bërë Sllovakinë vendin e dytë të NATO-s pas Polonisë, që merr një vendim të tillë. “Ne do t’i dorëzojmë Ukrainës 13 avionë luftarakë Mig-29”, tha Heger per gazetarët, duke shtuar se vendi i tij do të dorëzojë gjithashtu sistemin e mbrojtjes kundërajrore “Koub” në Kiev. Avionët luftarakë të destinuara për Kievin u ndaluan shtatorin e kaluar. Vendimi është marrë sot nga qeveria e kryeministrit Eduard Heger. Së bashku me MiG-29, Sllovakia do të dorëzojë gjithashtu një pjesë të sistemeve raketore Kub në Ukrainë. “Qeveria ka miratuar një marrëveshje ndërkombëtare për të dhuruar avionet luftarakë sllovakë Mig-29 në Ukrainë. Ne kemi marrë një vendim legjitim kushtetues”, thuhet në deklaratë. atsh