Testet e kontrollit në Kopenhagë kanë konfirmuar se gruri nga Ukraina i ekzaminuar fillimisht në Sllovaki përmbante pesticide të dëmshme, njoftoi sot ministri sllovak i Bujqësisë, Samuel Vlčan, në Bratislavë. Ndalimi i shitjes së grurit ukrainas, i vendosur nga autoritetet bujqësore sllovake në prill ndezi debate politike. Sllovakia është një nga vendet e BE-së që dëshiron të kufizojë importin e produkteve bujqësore ukrainase, sepse ata e shohin këtë si një kërcënim për fermerët e tyre, duke argumentuar se gruri i lirë ukrainas po shkakton çrregullim të tregut. Qeveria e Sllovakisë, e cila është një nga mbështetëset më të përkushtuara të Ukrainës, kërkoi të shmangte përshtypjet se zbulimi i pesticideve ishte thjesht një pretekst për masat proteksioniste. Bashkimi Evropian pezulloi përkohësisht tarifat e importit në vitin 2022, për t’i lejuar Ukrainës, një nga prodhueset më të mëdhaja të grurit në botë, pasi Rusia pushtoi portet e saj. Më 13 prill, Vlčan njoftoi se një mulli sllovak kishte zbuluar nivele të larta të pesticideve të ndaluara në BE në një dërgesë prej 1,500 tonë grurë nga Ukraina. Si pasojë, ministria ndaloi përpunimin dhe shitjen e grurit ukrainas dhe informoi BE-në dhe autoritetet ukrainase përgjegjëse për sigurinë ushqimore. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on