Sllovakia, së bashku me Poloninë, synon të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë sovjetikë MiG-29, deklaroi ministri sllovak i Mbrojtjes Jaroslav Nad. “Konfirmoj se Polonia ka rënë dakord zyrtarisht të furnizojë së bashku MiG në Ukrainë”, shkroi Nad në Facebook, duke thënë se marrëveshja u finalizua në Stokholm këtë javë në një takim të ministrave të mbrojtjes të BE-së. Presidenti polak Andrzej Duda ka deklaruar në të kaluarën se ‘’vendi i tij është i gatshëm të furnizojë MiG-29 në parim’’. “Njerëzit në Ukrainë po vdesin. Ne mund t’i ndihmojmë ata vërtet. Prandaj, nuk ka më vend për politikë. Kjo është çnjerëzore dhe e papërgjegjshme”, deklaroi ministri sllovak i Mbrojtjes i cili kërkoi dorëzimin e shpejtë të avionëve: Sllovakia nxori jashtë shërbimit MiG-29-et e saj të fundit vitin e kaluar. Arsyeja e dhënë ishte se avioni ishte i vjetëruar dhe mund të mirëmbahej vetëm nga teknikë nga “Rusia armiqësore”. Sllovakia mund të dorëzojë 10 avionë operacionalë në Ukrainë, sipas ministrit të mbrojtjes. Polonia ka në shërbim rreth 30 avionë MiG-29. ats