“Skënderbeu”, fitues i “Kupës së Shqipërisë” në volejboll për femra

0
3

“Skënderbeu” është fitues i “Kupës së Shqipërisë” në volejboll për femra. “Skënderbeu” arriti të triumfojë 1-3 në finalen e femrave të vlefshme për “Kupën e Shqipërisë” kundër “Tiranës” në sallën “Farije Hoti”. Vajzat korçare të drejtuara nga trajneri Orlando Koja kanë arritur të ngrenë lart trofeun pasi mundën me rezultatin 3 me 1 vajzat bardheblu të “Tiranës”. Korçaret fituan 2 setet e para, 25-21 dhe 27-25, megjithëse vajzat bardheblu kanë luftuar deri në pikët e fundit Ndërsa seti i tretë u fitua nga kryeqytetaset me rezultatin 25-18. Në setin e katërt kishte emocione të forta me korçaret që ia dolën të triumfojnë me 25 pikë, duke e lënë Tiranën dy pikë më pak. “Skënderbeu” me fitoren 1-3 bëhet fitues i Kupës së Shqipërisë duke treguar se në këto tre vitet e fundit kjo skuadër është skuadra që dominon volejbollin shqiptar për femra. Organizatorja e “Skënderbeut”, Peske është shpallur lojtarja më e mirë e finales së Kupës së Shqipërisë. I pranishëm në ceremoninë e medaljeve ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, si dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.