Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale historinë e Gramozit, që prodhon domate të cilësisë së lartë jo vetëm për tregun vendas, por edhe për eksport, duke promovuar markën “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare.

“Gramozi është përfitues në masën 100% i Skemës Kombëtare të Subvencioneve për masën fara-fidanë”, tha Denaj.

Ministrja bëri të ditur se, me aktin normativ të fundvitit, mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë arrin në një total prej 5,2 miliardë lekë. 67 100 fermerë përfitues, ku 52 195 prej tyre përfitojnë naftë do të disbursohen 100%.

“Për të tretin vit radhazi, sigurojmë 100% pagesa për fermerët e kualifikuar të Skemës Kombëtare direkte”, u shpreh Denaj.