Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISkema Kombëtare, blegtoria me 43.6 % të aplikimeve

Skema Kombëtare, blegtoria me 43.6 % të aplikimeve

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural publikoi të dhënat mbi ecurinë e masave kryesore të saj në mbështetje të bujqësisë. Sipas MBZHR, ky vit shënoi volumin më të madh të aplikimeve si asnjëherë më parë. Sa i takon masës mbështetëse nga skema kombëtare, Ministria detajon se ka përfunduar procesi i aplikimit dhe vlerësimit të aplikimeve. Kanë aplikuar rreth 16,093 aplikantë për skemat kombëtare, nga të cilët janë shqyrtuar rreth 5,872 aplikime dhe janë disbursuar rreth 4,951 përfitues. Aplikimi më i madh vazhdon të jetë te masa e blegtorisë me rreth 43.6 % të aplikimeve, ndjekur nga kultivimi i grurit me rreth 24.7% dhe mbështetja për bletarinë me rreth 18.2 % të totalit të aplikimeve. Sa i takon skemës së subvencionit të naftës raporti i monitorimit 8-mujor i publikuar së fundi nga MBZHR, tregon se janë rreth 49,654 aplikime në total, nga të cilat janë vlerësuar dhe disbursuar deri tani 33,691 aplikime.http://ata.gov.al/2022/10/25/skema-kombetare-blegtoria-me-43-6-te-aplikimeve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments