Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESkema kombëtare 2023: 7,624 blegtorë janë financuar deri më tani

Skema kombëtare 2023: 7,624 blegtorë janë financuar deri më tani

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bën të ditur se, 7,624 blegtorë janë financuar deri më tani në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2023. Këtë vit, blegtoria mbështetet përmes dy masave subvencionuese, për tufën bazë të matrikulluar (gjedhë) dhe për tufën bazë të matrikulluar (të imta). Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2023 do financojë të gjithë blegtorët që kanë aplikuar për subvencione dhe operojnë në sektorin e prodhimit të qumështit, për shtimin e numrit të krerëve dhe të prodhimit. Sipas AZHBR-së, këtë vit kanë aplikuar 8618 blegtorë për subvencione përmes Skemës Kombëtare 2023. Krahasuar me një vit më parë, numri i aplikantëve është rritur me gati 2470 blegtorë, shifër kjo pothuajse e njëjtë me tre vite më parë. Qeveria shqiptare po vijon prej disa vitesh me radhë mbështetjen e këtij sektori me subvencione. Referuar statistikave të AZHBR, për vitin 2022 Skema Kombëtare financoi 6211 blegtorë, me një fond prej 1,52 miliardë lekësh, me qëllim rritjen e prodhimit dhe standardeve për këtë sektor bazë të ekonomisë në vend. Vitin e kaluar prodhimi i qumështit në vend arriti në 970 mijë tonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments