Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke folur për krizën energjetike theksoi se ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës mbi lumin Drin do të rrisë sigurinë e furnizimit me energji në vendin tonë dhe do të përmirësojë menaxhimin e kaskadës. Balluku, gjatë një konference për shtyp, tha se Skavica pritet të nisë prodhimin në vitin 2028. “Në vitin 2028 sipas planit futet në funksion Skavica me 210 megavat prodhim. Duhet pasur parasysh, kur i referohemi Skavicës, që ky HEC nuk ka vetëm prodhimin e saj, por ai optimizon kaskadën me më shumë se 900 gigavat”, u shpreh zv/kryeministrja. Një vit më parë, në Tiranë u nënshkrua kontrata për fazën e parë të projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, midis Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), si dhe kompanisë “Bechtel”. Faza e parë e projektit përfshin punën përgatitore për kryerjen e studimeve, atij ambiental, teknik e social, për të kaluar më pas në fazën e dytë që është ndërtimi i HEC-it të dhe zgjat 18 muaj. Pas dorëzimit të studimit hapet rrugën për të kaluar në fazën e dytë që është kontrata e ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. Ndërtimi i HEC-it të Skavicës, është një projekt i hershëm, i cili jo vetëm do të përmbushë kërkesat e tregut shqiptar sa i takon prodhimit të energjisë, por do t’i japë mundësi vendit për t’u kthyer edhe në një eksportues të energjisë së rinovueshme.http://ata.gov.al/2022/09/16/balluku-skavica-do-te-nise-prodhimin-ne-vitin-2028/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on